Kylian Mbappe është rikthyer në stëvitje me kombëtaren e Francës.

25-vjeçari shqetësoi trajnerin dhe tifozët francezë, pasi e theu hundën në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian kundër Austrisë, ku ”gjelat” fituan me rezultat 1-0.

Federata Franceze e Futbollitit kishte konfirmuar thyerjen e hundës së Mbappes pas ekzaminimeve me rreze X në spital, gjatë ditës së martë.

Ata kanë konfirmuar se do t’i bëhet një maskë në mënyrë që të kthehet sa më shpejt në fushën e gjelbërt, dhe me shumë gjasë pas rikthimit në stërvitje, Mbappe pritet të luaj në ndeshjen e nesërme kundër Holandës.

VIDEO