Për nder të Ditës së Çlirimit, dje Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur pankarta me emrat e të gjithë të rënëve, njofton Llapi.info
Pankartat u vendosen në qendër të qytetit pranë shtatores së heronjve Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci, por që të njëjtat janë shkatërruar dhe thyer.
Për këtë që ka ndodhur sot në Podujevë ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje dega në Podujevë nëpërmjet rrjetit social Facebook.
Ata kanë thënë se ka shqiptarë të cilët nuk e duan UÇK-në, as dëshmorët e martirët e rënë.
“Se në Kosovë por edhe në Llap ka shqiptar hiç dhe shqiptaro-viq, të cilët nuk duan UÇK-në, heronjtë, dëshmorët, martirët dhe të pagjeturit, që dje, me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Besianës emrat e tyre u vunë në një tabelë nga aktivistë të LVV-së në Besianë, në shenjë përkujtimi, respekti dhe frymëzimi, DËSHMON fotoja e shkatërruar”, thuhet në reagim./Llapi.info