Në parkingun e një restoranti në fshatin Sllatinë e Madhe të Fushë Kosovës është thyer një veturë me targa të huaja, ku hajnat kanë vjedhur para e dokumente, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali, të dyshuarit kanë shkuar deri te parkingu me një veturë të tipit Audi A3, ku kanë thyer veturën Peugeot dhe në të kanë vjedhur mbi 1 mijë euro, kartela bankare të Kosovës dhe një pasaportë të Shqipërisë.
Lidhur me këtë rast, burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë njoftuar se një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast është bërë shikimi i pamjeve nga kamerat e sigurisë të vendosura në objektin e restorantit.
Në këto pamje shihet se të dyshuarit që kanë vjedhur paratë dhe dokumentet janë larguar në drejtim të Pejës.