Familja e saj e ka të pamundur ta sigurojë shumën e kërkuar nga mjekët në Turqi.Prandaj, familjarët e 18 vjeçares, Egzona Krasniqi nga Gjakova të vetmen zgjidhje e kanë parë të kërkojnë nga bamirësit dhe njerëzit vullnetmirë.


Asaj i mjaftojnë vetëm 41 mijë euro, por që ato duhet të mblidhen sa më shpejtë të jetë e mundur, në mënyrë që Egzona të ketë shpresa për jetë, pasi është diagnostifikuar me një tumor në zemër.

Në fotot e mëposhtme gjeni të dhënat për të dhuruar para për shërimin e saj. Askush nuk është varfëruar duke dhënë, kështu që shpresojmë se paratë për shërimin e Egzonës do të mblidhen shpejtë.