Shqipëria është duke luajtur në “Wembley” ndaj Anglisë.
Ndeshja po luhet në kuadër të xhiros së parë të eliminatoreve për Kupën e Botës të vitit 2026.
Në fillim të këtij takimi në Londër, tifozët nga grupi “Tifozat Kuqezi”, kanë shpalosur një mesazh të fortë.
”Të bashkuar nga shpirti, të lidhur me krenari. Europa nuk mund ta ndajë Shqipërinë – 1912”, thuhet në banerin e tifozëve
Ata po ashtu i kanë dërguar një mesazh edhe FSHF-së, duke i quajtur “mafia”.