Tifozët e Buduçnost,pak para ndeshjes e ekipit të tyre me Llapin, kanë provokuar duke e paraqitur Kosovën si pjesë të Serbisë në hartë.
Tifozët nga Podgorica, të quajtur “Varvari”, kanë paralamëruar ardhjen e tyre me këtë provokim, përmes një postimi në Facebook, në faqeb zyrtare.
“Kualifikimi për në ligën e konferencës! 14.7. ‘Varvari’ për udhëtim mund të regjistroheni sot nga ora 16 deri në 22, në dyqan. Duhet ta sillni një kopje të letërnjoftimit. Kilometra po kalojmë , pengesat të gjitha i shkelmojmë”, ka shkruar ky grup në facebook.
Ndeshja ndërmjet Llapit dhe Buduçnostit do të zhvillohet të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Buduçnosti në lojën e parë kishte fituar me rezultat 2:0 në Podgoricë.