Pas lajmit nga klubi futbollistik KF “Llapi” se nuk është e vërtetë ndryshimi i kryesisë së tifozëve “LEGJENDAT”, këta të fundit kanë paralajmëruar trazira dhe protesta, njofton Llapi.info.

Një grup i tyre sot në ora 18:00 kanë mbajtur një mbledhje në sheshin e qytetit të Podujevës me ç’rast kanë paralajmëruar protesta dhe trazira në rast të mos njohjes së kryesisë së re të tifozërisë, me ç’rast Leotrim Rrahmanin “Rrubin”sipas tyre të jetë në krye.

Më tej ata kanë paralajmëruar edhe ndërprerje të lojërave nëse nuk pranohen kërkesat e tyre

“Nëse Bajrami është kryetar ne edhe lojën kur të luhet në Podujevë do ta ndërprejme, nuk ka mu luajt loja, nuk zhvillohet loja. Ta shohim a po vendos Bajrami apo po vendos shumica”, thonë ata.

“Legjendat” kërkojnë nga KF Llapi që ta pranojnë dhe zyrtarizojnë kryesinë e re të tifozëve pasi që sipas tyre, udhëheqësi i tifozëve Bajram Bejtullahu nuk ka bërë asgjë për tifozerinë.

Kërkesë tjetër e tyre është që t’u sigurohet transporti për gjitha lojët në vazhdim.

Llapi.info ka provuar të kontaktoj trajnerin e KF.Llapi, Tahir Babatinën por ky i fundit nuk është përgjigjur në telefon.