Tifozëria rumune nuk ishte ajo që kishte shkruar parullën “Kosova është Serbi” në ndeshjen e mbrëmshme Rumani-Kosovë.

Kjo sipas tifozit Altin Tufa, i cili thotë se tifozët rumunë ishin kundë asaj parulle.

“Ato parulla pra ‘Kosova është Serbi’ i kishin shkruar disa persona që as tifozeria rumune nuk i pëlqente ata tifozë dhe po i kundërshtonte, pra bënte thirrje që të dilnin jashtë”, ka thënë ai në Info Magazine.

Tutje Tufa shtoi se rumunët ishin të frikësuar nga skuadra e Kosovës e sidomos nga lojtari Albion Rrahmani.

“Rumunët ishin të frikësuar prej Kosovës. Kishin frikë se do humbnin se i njohin futbollistët e Kosovës”.

“Rumunet e kishin frikën te Albioni, jo te Muriqi dhe te Rashica se nuk i njohin”, tha Tufa.