Një aksident trafiku ka ndodhur sot në urën që gjendet në magjistralen Prishtinë-Podujevë, njofton Llapi.info
Kështu ka thënë në Facebook, shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Fitim Haziri. Ai ka shkruar se në këtë urë thuajse çdo ditë ndodhin aksidente si pasojnë e faktorit institucional.
“Tjetër aksident në urën ku ndodhën dy aksidente javën e kaluar si pasojë e faktorit institucional
Në urën në të cilën nuk janë përfunduar punimet si dhe mungesa e shenjave sinjalizuese të trafikut, po ndodhin aksidente thuajse çdo ditë.
Vetëm javën e kaluar dy aksidente me lëndime ndodhen në urën e cila gjendet në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht afër Xhamisë së Vjetër në Podujevë, sot ndodhi një tjetër aksident.
Të gjitha këto aksidente nuk po ndodhin si pasojë e faktorit qytetarë, por nga neglizhenca e institucioneve komunale si dhe Ministrisë së Infrastrukturës. Në po këtë urë ende nuk janë përfunduar punime, e po ashtu mungojnë shenjat sinjalizuese të trafikut që shihet si shkak i këtyre aksidenteve” ka shkruar ai.
Tutje Haziri ka kërkuar nga organet kompetente të Podujevës të ndërmerren hapa sa më shpejtë në vendosjen e shenjave sinjalizuese të trafikut, që të mbrohen jetët e qytetarëve të Podujevës.
“Ndërsa, KKSB javën e kaluar e ka quajtur gjendjen e qetë dhe stabile në Podujevë, por përderisa ndodhin aksidente në të njëjtin vend dhe të mos merren hapa konkretë, nuk mund të quhet e qetë situata në Podujevë. Deri kur duhet pritur Komuna e Podujevës, Ministrinë e Infrastrukturës, derisa këto aksidente po janë fatale për njerëzit. Duhet marrë hapa konkretë sa më shpejtë për parandalimin e këtyre aksidenteve, në mënyrë që të mbrohen jetët e qytetarëve të Podujevës” ka përfunduar ai./Llapi.info