Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se do të jetë përfaqësues juridik i Rrahim Fejzullaut – xhaxhait të 18-vjeçarit që u vra në Podujevë.
Gashi tha se sot ka dorëzuar autorizimin në Prokurori, Gjykatë dhe IPK.
“Tani po presim përgjigje nga këto inistitucione. Familja e Lulit kërkon drejtësi”, shkroi ai në Facebook.
Derisa, në replikën e njërit nga komentuesit, avokati Gashi, ka treguar se përqafimi i familjes së Lulzim Fejzullahut do të jetë pa pagesë.