Tragjedi në bregdetin e Kavajës. Tre persona janë mbytur teksa notonin në plazhin Vilë Boshtovë.

Babai me dy djemtë e mitur nga Tirana, ende të paidentifikuar ishin duke notuar në det teksa ende nuk dihen rrethanat sesi janë mbytur.

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tch/