Një grua 64-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja në Prevallë të dielën.

Gruaja nga Ferizaj ishte një nga 5 personat që u goditën nga rrufeja. Ajo vdiq në emergjencën e Spitalit të Prizrenit.

“Më datën 18.08.2024 rreth orës 12:14, policia ka marrë informatën se në Prevallë rrufeja ka goditur 5 persona. Njëra nga viktimat, grua 64-vjeçare nga Ferizaj ishte në gjendje më të rëndë, e njëjta ka ndërruar jetë në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi për KOHËN.