Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, pas ndeshjes kundër Prishtinës u pa i kënaqur me atë që kishte arritur. Ai tha se e mposhtën Prishtinën me përgatitje fizike.

“Duke marr parasysh që kushtet ishin të vështira jam i kënaqur. Është vërejtur që përgatitja fizke luajti rolin kryesorë. Angazhimi ishte makismal nga të gjithë futbollistët pa përjashitim. Fitorja ishte bindëse por ka mundur të jetë edhe më e thellë me rezulatat pasi që humbëm shumë rastë. Fitorja ishte e merituar”, tha Batatina pas ndeshjes.

Sipas trajnerit llapijanas, objetivi kryesorë i Llapit është kthimi në elitë. “Qëllimi kryesorë I kësaj skuadre është kthmimi në Superligë, duke e parë që pranimi është shumë afër. Besoj që gradualisht kjo do të arrihet”.

I emocionuar nga fitorja dhe loja e djemëve të tij, ai me besim tha që skuadra e tij do të luaj në Kupat e Evopës. “Duke e parë që jemi afër pranimit, athërë me këtë skuadër pa problem do të luaja në Evopa Ligë”.

Bylbyl Sokoli nuk dha intervistë pas ndeshjes duke e parë që skuadra e tij u mposht nga një skuadër që merr pjesë një rang më poshtë të garave. /GazetaOlle/

56