Trajneri jug-afrikan, Alan Cark i është bashkuar shtabit teknik klubit nga Podujeva, njofton Llapi.info.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi llapjan në faqen zyrtare, ku është njoftuar se Clark do të jetë ndihmës-trajner i Tahir Batatinas.

Clark 40-vjeçar ka punuar për disa skuadra në Afrikë të Jugut, së fundi te Black Leopards FC.

“KF Llapi ka kënaqësinë t’iu prezantoj anëtarin më të ri të klubit, asistentin e parë të shtabit teknik, Alan Clark. Clark me të mbërritur në kampin llapjan është njoftuar me projektin dhe së bashku me trajnerët tjerë iu kanë përvishur punës për të përgaditur skuadrën në mënyrën më të mirë për edicionin e ri të Superligës.Alan Clark është 40 vjeç, i lindur më 26.02.1980 në Evendale të Afrikës së Jugut. I pajisur me licencën UEFA Pro, Clark ka punuar në skuadrën e Mamelodi Sundoëns FC si trajner i kategorive të reja. Më pas punoi si asistent i parë i shtabit teknik në skuadrën e SuperSport United, tek Përfaqësuesja e Kosovës U21, tek të cilët kishte edhe rolin e trajnerit analist si dhe tek AmaZulu FC, kurse së fundmi ishte trajner i parë i skuadrës Black Leopards FC, ku drejtoi këtë skuadër në 8 ndeshje të edicionit pranveror.Clark në edicionin e ri 2020/21 do të jetë dora e djathtë e Shefit të shtabit teknik, Tahir Batatina!”, ka njoftuar Llapi./Llapi.info