Në emisionin ‘Arena’ trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi thuri lëvdata për sulmuesin e Llapit, Mirlind Daku. Madje, Munishi theksoi se Daku vlen 1 milion euro.
Ndërkohë, përgjigja e lojtarit është epike. Daku ka thënë me shaka se trajneri Munishi ka menduar që vetëm njëra këmbë vlen 1 milon euro.
“Trajneri ka menduar se vetëm njëra këmbë vlen 1 milion euro”, theksoi Daku me shaka për Gazetasheshi.com.
Gjithsesi, ai i vlerëson lëvdatat e Munishit. “Ndihem i nderuar për këto fjalë nga njëri prej trajnerëve më të mirë në Kosovë. Kam respekt të madh për Munishin”, përfundoi Daku.
Ai mungoi në barazimin prej 2:2 ndaj Feronikelit, por do të jetë gati për fundjavë për sfidën ndaj Gjilanit.