Një aksident trafiku mes një traktori dhe një biçiklete ka ndodhur në fshatin Kabash të Vitisë.
Policia ka njoftuar se dje rreth orës 16, një person duke drejtuar traktorin e tij nga pakujdesia ka goditur drejtuesin e biçikletës, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktimës i është dhënë ndihma mjekësore në spitalin rajonal në Gjilan, pastaj është transferuar në QKUK në Prishtinë.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.