Taksitë ilegale edhe më tej vazhdojnë të pengojnë punën e transportuesve të zonës së Llapit.
Të njëjtit, tash e sa vite ndërhyjnë në punën e tyre ilegalisht, shkruan Indeksonline.
Përfaqësues të Shoqatës së Transportuesve të Llapit thonë se nëse nuk ndërmerren masa brenda pak ditësh, nga data 25 e këtij muaji do të hyjnë në grevë dhe të njëjtën kohë do të bllokojnë rrugët.
Kujtojmë faktin, se javë më parë inspektorati së bashku me Policinë e Kosovës patën gjobitur taksistët ilegalë, por që të njëjtit i janë kthyer punës vetëm disa ditë më pas.
Në lidhje me këtë, Llapi.info ka provuar të kontaktojë edhe me kryetarin e shoqatës së 25 kompanive të autobusëve që operojnë në relacionin Podujevë-Prishtinë dhe anasjelltas, Beqir Mustafa, por ka qenë e pamundur.