Kulla e Zeç Telbizit – kulla e gurit, gjendet në Dumnicë të Epërme në Podujevë. Ajo është ndërtuar në vitin 1836 nga Rrahman Telbizi, por tani ajo është në rrezik të shembujes.

Një ndër kullat e gurit më të vjetrat në Podujevë është edhe kulla e ndërtuar prej gurve dhe balte, e njohur si kulla e Zeç Telbizit, e cila gjendet në Dumnicë të Epërme të Podujevës.

Tahir Rrahmani, nipi i Rrahman Telbizit, ka treguar për portalin “Llapi.info” historinë e kësaj kulle.

“Kulla është ndërtuar nga Rrahman Telbizi në vitin 1836. Është dy katë. Kati i parë ka shërbyer si bodrum, ndërsa, kati i dytë si odë. Njihet si kulla e Zeç Telbizit, i cili ishte djali i Rrahman Telbizit. Kulla është e ndërtuar prej balte dhe gurve. Deri tani i ka rezistuar kohës, por, vështirë se mund të i rezistoj tani e tutje. Në vitin 1974 kam bërë një renovim të kësaj kulle. Që nga ajo kohë, askush asgjë për të nuk ka bërë”, ka thënë Rrahmani.

SAMSUNG CSC

Ai ka treguar se gjatë Luftës së Dytë Botërore në këtë kullë kanë qëndruar familje nga fshati Përpellac dhe Duminicë. Po ashtu, kjo kulla ka shërbyer edhe si lloj pushimi për mysafirët që vinin nga Kaçanolli për të shkuar në Kushumli dhe anasjelltas.

Vite më parë Tahir Rrahmanit i kishte premtuar një historian nga Dumnica, emri i të cilit nuk i kujtohej, se do të kujdesej për renovimin e kësaj kulle dhe ruajtjen e saj. Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë.

Gjëja e vetme që Rrahmani kërkon është që kulla të rregullohet dhe të mbetet si monument historik për gjeneratat e ardhshme./Llapi.info

SAMSUNG CSC

 

SAMSUNG CSC