Tre raste të dhunës ndaj grave janë raportuar në polici brenda 24 orëve.
Në Prishtinë dje në mëngjes një grua ka njoftuar policinë se pas një mosmarrëveshjeje për motive të ulëta është goditur nga bashkëshorti i saj, përcjell Klan Kosova.
“Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi. Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raport.
Rasti tjetër i dhunës ka ndodhur në Lipjan ku rreth orës 18:00 se pas një fjalosjeje është rrahur nga bashkëshorti i saj. Ajo thuhet se ka marrë ndihmën e duhur mjekësore kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq në Mitrovicë ankuesja rome ka thënë se është sulmuar ajo dhe dy fëmijët e saj, nga burri/babai dhe që janë kanosur me armë. Viktima ka marrë trajtimin mjekësor kurse nuk raportohet për arrestimin e të dyshuarit.