Behar Topalli, Arif Limani dhe Blend Gashi, do të jenë pjesë e ekipit të Kosovës në garën e tutneut “Red Bull Neymar Jr”, që do të mbahet në Katar, shkruan Llapi.info.

Të tre këta janë pjesë e klubit nga Podujeva “BB Llapi”, në futboll të vogël – ose siç njihet ndryshe futsall.

Lajmi u bë i ditur nga klubi llapjan, ku u kanë uruar suksese përfaqësueses kosovare.

Shkrimi i plotë nga BB Llapi;

BB Llapi i dëshiron suksese Kosovës në turneun Red Bull Neymar JR Five që pritet të mbahet në Katar 🇽🇰

Pjesë e ekipit janë edhe Behar Topalli, Arif Limani e Blend Gashi, lojtarë të BB Llapit, dhe lojtarë të tjerë.

Suksese të gjithë lojtarëve dhe i urojmë paraqitje dinjitoze Kosovës 🇽🇰