Tre persona dyshohet se janë helmuar nga amoniaku.
Rasti ka ndodhur në orët e vona të së mërkurës në një lokal në qytetin e Podujevës.
Dyshohet se deri tek kjo ngjarje ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një frigoriferi.
Ata janë dërguar për trajtim në Qendren Emergjente në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.
“Tash për tash janë stabil plotësisht. Mirë është gjendja e tyre. I kanë bërë analizat e krejt çka është e nevojshme. Po observohen në QE”, tha ky burim.
Ai theksoi se këto helmime dinë të jenë goxha të rrezikshme.