Sonte në lagjen Emshir në Prishtinë ka pasur përleshje fizike mes disa personave.

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore pas një përleshje fizike që ka ndodhur sonte në lagjen “Emshir” në Prishtinë.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa në stacionin policor janë shoqëruar gjashtë persona.

Kështu bëri të ditur për teve1.info zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Aktualisht policia ka nisë një hetim për sqarimin e rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, tha Ahmeti.