Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë – Podujevë, raporton Llapi.info

Në pamjet e siguruara nga Llapi.info, shihet se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy makina.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Sipas PK-së, aksidenti ka ndodhur në fshatin Lebanë.

“Sot rreth orës 07:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Lebanë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve. Në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar tre persona.Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti./Llapi.info