Policia e Kosovës në raportin ditor ka njoftuar se nga grabitja e mbrëmshme në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, tre të dyshuar të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur rreth 1 mijë euro në një lokal, njofton Llapi.info

Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.

“Podujevë 12.01.2019 – 19:04. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se për deri sa ishte në lokalin e tij duke punuar tre të dyshuar të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve të zjarri kanë grabitur rreth 1000 euro para të gatshme. Rasti është duke u hetuar nga njesitet relevante policore”, thuhet në raport./Llapi.info