Foto ilustrim

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në Podujevë është raportuar për një grabitje në një market, njofton Llapi.info.

Viktima ka raportuar se tre persona të maskuar me thika në duar kanë hyrë brenda në një market duke kërcënuar atë.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, ku edhe pse i njëjti është cilësuar si “grabitje”, Policia s’ka treguar se çfarë është vjedhur.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet tutje në raportin e PK-së./Llapi.info