Tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë sulmuar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, ndërsa dy të tjerë janë penguar, gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas njoftimit të policisë në rr. ‘Wesli Klark’, Prizren është arrestuar një person, pasi që i njëjti në një pikë kontrolli të veturave duke mos i respektuar urdhëratë, ka sulmuar fizikisht dy zyrtar policor ku njëri prej tyre ka pranuar trajtim mjekësor.

Një tjetër polic është sulmuar në Gjakovë, nga dy persona të cilit ishin nën ndikimin e alkoolit.

Në momentin e sulmit polici ishte duke shqiptuar tiketë pas ndaljes së veturës.

Ndërsa, edhe dy raste kanë ndodhur kur pjesëtarët e policisë janë penguar në kryerjen e detyrës zyrtare.