Tre persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fshatin Korreticë e Lartë, afër “Parkut të Biznesit”.
Kështu bëri për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha.
Hoxha tha se automjeti i tipit Reno Clio, për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë në rrugë ka goditur në pjesën anësore dhe është rrokullisur.
Ai theksoi se në vendin e ngjarjes kanë dal dy autoambulanca dhe kanë marrë personat e lënduar.
“Rreth orës 13:50, afër Parkut të Biznesit në Korreticë të Lartë, drejtimi i rrugës Prishtinë-Pejë, është shkaktuar një aksident trafiku vetaksident, ku dyshohet se automjeti i tipit Reno Clio me targa vendore për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë në rrugë ka goditur në pjesën anësore dhe është rrokullisur. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona. Në vendin e ngjarjes kanë dal dy autoambulanca dhe kanë marrë personat e lënduar. Njësia patrolluese policore, përfshirë hetuesin kompetent nga Njësia për kontroll të autostradës janë marr me rastin”.