Tre persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Podujevë, transmeton Llapi.info

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një kamion dhe një furgon, ku për pasojë tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00, tre persona kanë marrë lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci./Llapi.info