Tre persona, dy femra dhe një mashkull, kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 11:15 në fshatin Gllamnik të Podujevës. Lajmin për portalin Llapi.info e ka konfirmuar Policia e Stacionit të Podujevës.

Sipas policisë, në aksident kanë qenë të përfshira një traktor dhe një veturë e tipit Golf 5.

Ndërsa, mjeku kujdestarë në Qendrën Emergjente në Podujevë ka konfirmuar për Llapi.info se tre persona, dy femra dhe një mashkull, kanë marrë lëndime të lehta trupore.

Sipas mjekut, femrat tani janë dërguar për në shtëpi të tyre, ndërsa personi i lënduar mashkull ende është duke u trajtuar në Qendrën Emergjentë në Podujevë./Llapi.info

foto