Gjatë dimrit trupi ynë ka nevojë për ushqime që do ta mbrojnë nga bakteret dhe viruset.
Ekspertët sugjerojnë tre ushqime që ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve sezonale.
Bajamet – janë burim i 15 përbërësve ushqimorë siç janë: magneziumi, proteina, riboflavina, zinku etj. Përveç kësaj ato përmbajnë vitamin E, që vepron si antioksidant për ta mbështetur funksionimin imunitar pulmonar.
Vitamin E gjithashtu është i njohur për mbrojtjen që ofron nga infeksionet e shkaktuara nga viruset dhe bakteriet.
Image
Xhenxhefili – është plot me veti anti-inflamatore që ndihmojnë sistemin imunitar të largojë bakteriet dhe viruset.
Konsumimi i çajit të xhenxhefilit në mëngjes mund të mbajë larg shumë sëmundje dhe të forcojë sistemin imunitar.
Image
Agrumet – Vitamina C qe një kohë është e njohur për ndihmesë të madhe për sistemin imunitar dhe në mbrojtjen ndaj të ftohtit. Pothuajse secili frutë i agrumeve ka përmbajtje të lartë të Vitaminës C, përfshirë këtu portokalli, limoni e kivi.