Sot janë bërë tre vjet nga fillimi i ngjarjeve në Lagjen e Trimave në Kumanovë të Maqedonisë.
Pikërisht më 9 maj të vitit 2015 nisi përplasja e armatosur mes Policisë së Maqedonisë dhe një grupi shqiptarësh, ku ka pasur të vdekur dhe të plagosur nga të dy palët, si dhe disa të arrestuar dhe shumë dëme materiale, njofton Klan Kosova.
Në fund të vitit 2017, Gjykata Penale në Maqedoni morri vendim ndaj të akuzuarve të grupit të ashtuquajtur “Grupi i Kumanovës” që t’i dënojë me 476 vjet burgim.
Ndaj 33 pjesëtarëve të këtij grupi u shqiptuan dënime, shtatë me burgim të përjetshëm, 13 veta me nga 40 vjet, gjashtë me nga 20, dy me nga 14, poashtu dy me nga 13 di dhe njërit prej tyre iu shqiptua dënimi me 18 vjet burim, ndërkaq katër nga të akuzuarit janë liruar.
Për dënimet e tyre, është protestuar në Prishtinë nga familjarët, që kanë kërkuar edhe ndihmë institucionale.
Për gjithë ngjarjen që ndodhi tre vjet më parë, Klan Kosova, pati raportuar nga vendi i ngjarjes, kurse më pas ishte përgatitur edhe dokumentar të cilin mund të shihni më poshtë: