Familjarët e 15-vjeçarit, Adrian Ramadani, i cili ndërroi jetë pasi u godit nga treni në Zvicër, thonë se informacioni i vetëm që kanë është se ka ndodhur aksidenti dhe se tash janë në pritje të procedurave të autoriteteve atje.

Hafir Rexha, një nga të afërmit e tij, deklaroi për Klan Kosovën se varrimi do të bëhet në fshatin Panorc të Malishevës.”Për mënyrën e varrimit edhe procedurat tjera jemi në pritje të procedurave nga shteti zviceran dhe varrimi do të bëhet këtu” tha ai.

Të afërmit në Kosovë thonë se nuk kanë informacione për rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike, ndërkohë që mediat zvicerane kanë shkruar se të shtunën mbrëma kur ka ndodhur aksidenti ka pasur grindje mes grupeve të të rinjve në stacionin e trenit.