Adrian Morina, nga fshati Panorc i Komunës së Malishevës që jeton në Zvicër, ka vdekur pasiqë është goditur nga treni.

Këtë e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e Malishevës, ku kanë thënë se ai vdekur në një qytet në Zvicër.

“Ndarja nga jeta e tij, na tronditi pa masë. Solidarizohemi dhe ndajmë dhimbjen me familjarët e Adrianit, dhe do të ju qëndrojmë afër në përballimin e kësaj dhimbje të madhe”, thuhet në reagimin e tyre.

Mediat e huaja kanë shkruar se 15-vjeçari nuk e kishte vënë re hyrjen e një treni në stacion dhe më pas është goditur nga pjesa e përparme.

Një rast i tillë kishte ndodhur gjatë muajit tetor, ku dy vëllezër kosovarë që jetonin në Gjermani, ishin goditur për vdekje nga treni. Ata ishin nga komuna e Deçanit, fshati Ratishi i Epërm.