Trepça ’89 ka treguar fuqinë e kampionit në ndeshjen derbi me Llapin.
Kampioni aktual i Superligës mposhti llapjanët me rezultat 3 me 1.
Oto John i realizoi dy gola dhe një Muharrem Jashari. Golin e nderit për Llapin e realizoi Florim Berbatovci.
Në ndeshjen tjetër Prishtina barazoi pa gola me Feronikelin, derisa Flamurtari fitoi 2 me 1 kundër Vllaznisë së Pozheranit.
Trepça me këtë fitore tubon 12 pikë në pozitën e dytë, pas Llapit në pozitën e parë me 14 pikë.
Prishtina mbetet në pozitën e tretë me 12 pikë.