Llapi është në ndjekje të titullit kampion që nga rikthimi në elitën e futbollit kosovar pesë edicione më pare, njofton Llapi.info.
Për të realizuar ëndrrën, llapjanët kanë menduar të bashkojnë ‘treshen’ Zhdrella-Zabërgja-Osmani, që dikur festuan së bashku titullin kampion me ekipin e Hysit.
Sot, golashënuesi më i mirë i Vushtrrisë është bërë pjesë e bardhë e kaltërve llapjane. Sulmuesi vushtrrias Labinot Osmani, ka nënshkruar kontratë një vjeçare me klubin KF Llapi.
“Labinot Osmani, qendërsulmues, ka luajtur për skuadrën e Hysit, Prishtinës, Feronikelit dhe së fundmi Vushtrrisë, me të cilën u inkuadrua në Superligë dhe arriti të shënoj 20 gola dhe 10 asistimeve”, ka njoftuar klubi.
Ndryshe, edhe Enis Zabërgja ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare më 7 qershor. Mbetet për t’u parë tashmë nëse titulli kampion për edicionin 2019/20 do të përfundojë në qytetin e Podujevës për herë të tretë në histori.
Besiana dhe Hysi janë dy ekipet që arritën të fitonin titullin kampion më parë./Llapi.info