Ishin paraparë të mbahen aktivitete të shumta sot dhe nesër për Ditën e Diasporës në Podujevë, mirëpo janë shtyrë për javën e ardhshme, njofton Llapi.info
Shtyrja e aktiviteteve sipas njoftimit të Komunës është bërë për shkak të shpalljes tri ditë zie nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.
Veprimtari Adem Demaçi ndërroi jetë dje rreth orës 17:40./Llapi.info