Fshatrat Orllan dhe Rakinicë do të përfitojnë nga një marrëveshje mes Komunës së Podujevës dhe Ministrisë së Infrastrukturës.

Aty do të ndërtohet rruga që i lidhë këto dy fshatra dhe dy projekte të tjera.

”-Ndërtimi i rrugës Orllan–Rakinicë dhe rrugës “Rubiku” në Orllan, me gjatësi 5,030 metra, si dhe ndërtimi i trotuarit te ura në Orllan, me gjatësi 300 metra, me vlerë prej 983,400 euro”, thuhet në njoftimin e Komunës së Podujevës.

/Llapi.info/