Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës për tri raste të ndryshme vjedhjesh në njëzetekatër orët e fundit.
Të arrestuar në pjesë të ndryshme të vendit, një në Prishtinë, një në Gllogoc dhe një në Pejë, të tre kanë dalë para prokurorit.
Rastet janë klasifikuar ndryshe, një si vjedhje e rëndë, një tjetër si vjedhje grabitqare dhe i fundit si vjedhje, por për të tre të arrestuarit prokurori ka vendosur masën e mbajtjes.