Aleksander Doda, 71 vjeçar, është njeriu që tri herë ka lundruar nga kontinenti në kontinent me kajakun e tij.
Polaku udhëtimet e gjata në mjetin e vogël lundrues i ka bërë nga vende të ndryshme.
I fundit ishte nga New Jersey i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Le Conquet të Francës duke përshkruar kështu 5429 kilometra, njofton Klan Kosova.
Doda udhëtimet i bën i vetëm.
Ai ka dizajnuar një kajak ku ka një hapësirë minimale edhe për të fjetur, por edhe për lënien e ushqimeve.
Udhëtimi i fundit dhe më i rrezikshmi zgjati 110 ditë, nga toka amerikane në Europë.
Një tjetër udhëtim i Dodas ishte ai nga kryeqyteti i Senegalit, Dakar, deri tek në Acaraú të Brazilit. Distancë kjo prej 3216 kilometrash.
Doda ka edhe një udhëtim tjetër tej-atlantik, kur nga Lisbona e Portugalisë pati lundruar 5004 kilometra për në Bermuda e më pas nga atje edhe 1692 kilometra deri në Florida.