Me 17 shkurt, do të lansohet faqja me të dhëna për heronjtë e Kosovës
Heronj që luftuan për Kosovën, kishte shumë.
E ajo se çfarë i bashkoi gjithë këta luftëtarë e dëshmorë, ishte ideali për pavarësinë e vendit.
Por, përjashtoi disa figura të njohura, informacionet që hasen në internet për ta, janë të pakta.


E zgjidhjen për këtë, thonë ta kenë tre djem të rinj.
Kujtimi, Rexhepi e Shkodrani, ka disa muaj që në baza vullnetare, po punojnë ta lansojnë një
platformë te re. E quajtën Trimat.al dhe në të, do të jenë të gjitha informacionet për heronjtë e
luftës së fundit në Kosovë

Shkodran Arifi: “Ideja ka lindur si pasojë e mospasjes së një platforme të tillë deri më sot. Dhe
me tregu për patriotizmin e heronjve të mëhershëm. Ka synim që të shërbej si arkivë online e
UÇK-së dhe ish-pjesëtarëve të saj.”

Por, një sfidë për këta të rinjë, ishte verifikimi i informacioneve.
Për këtë, ata vizituan vet familjet e dëshmorëve, ndërsa kishte raste kur informacione që hasen
në internet, nuk ishin të sakta.

Arifi: “Ka ndodhur edhe raste, në njërën prej familjeve, kanë kërkuar që të mos shfaqen ato
informacione, sepse nuk ishin të sakta.”

Ndërkohë, në ndihmë mund t’iu vijë çdo vizitues online.
Kjo mund të bëhet, duke i shtuar dëshmorët e heronjtë e tjerë.

Arifi: “Të gjithë familjarët e heronjëve që dëshirojnë të shtojnë informata shtesë apo një hero
tjetër, mund ta bëjnë duke hyrë në faqe, në rubrikën “Shto hero”
Edhe për lansimin e kësaj faqe, zgjodhën një date të veçantë…

Arifi: “Faqja pritet të lansohet më 17 shkurt.”
Madje, për ta bërë më të lehtë gjetjen e tyre ideatorët ndanë ish-luftëtarët e lirisë, edhe në zonat
në të cilat kishin operuar.

Përveç shqiptarëve, lehtë infomacione rreth tyre, mund të marrin edhe të huajt.
Kjo pasi faqja është edhe në gjuhën shqipe