Trotuaret në Komunën e Podujevës janë të bllokuar gjithëandej nga parkimi i automjeteve. Ndërsa, Komuna e Podujevës ende nuk ka një plan strategjik për parkingje publike.

Në mungesë të pronës publike Komuna e Podujevës nuk ka gjasa të krijojë të paktën një parking publik për qytetarët e Podujevës.

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Podujevës, Hamdi Jaha, tha se tani për tani nuk kemi ndonjë plan për parkingje publike, për shkak se nuk kemi as pronë publike ku të ndërtojmë një parking publik.

“Ne si komunë nuk kemi ndonjë plan për parkingje publike sepse nuk kemi as pronë publike. Mirëpo, janë disa parkingje private në qytet që mundohen ta rregullojnë problemin e parkingjeve. Disa të tjera janë afër banesave, të cilat i shfrytezojn banorët e atyre banesave. Pra janë disa parkingje private, por prakingje publike nuk kemi”, tha Jaha në një intervistë për llapi.info.

Ai tregoi se komuna ka pasur një parking publik por ai i është dhënë në menaxhim Klubit Llapi për të ndihmuar sportin.

Jaha foli edhe për planin që ka Komuna e Podujevës për ndërtimin e një stacioni të autobusëve tek ish-fabrika e Politserit, stacion i cili sipas tij pritet të filloj ndërtimi në vitin 2016.

Nga ana tjetër qytetarët ndihen të nervozuar për këtë qështje, sepse sipas tyre parkimi i veturave në trotuare i pengon ata të ecin lirshëm. Madje, ata shprehën se marimanga i merr veturat vetëm në rrugën “Zahir Pajaziti”, për rrugët e tjera nuk interesohet askush.
Përderisa një gjë të tillë e demantoj Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Podujevës, Hamdi Jaha, i cili tha se marimanga i merr veturat që parkohen në trotuare në të gjitha rrugët e Podujevës, jo vetëm në rrugën “Zahir Pajaziti”.

Këtu janë disa nga fotot që pasqyrojn bllokimin e trotuareve në Komunën e Podujevës./llapi.info

 

SAMSUNG CSCSAMSUNG CSCSAMSUNG CSC