Trotuaret me akull si pasojë e borës që ka rënë gjatë ditës së djeshme po paraqesin rrezik për kalimtarët në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Përkundër që reshjet e herëpashershme dje ishin të dendura, trotuaret s’janë liruar nga bora, ashtu siç u intervenua nëpër rrugët e qytetit.
Gjendje më të rëndë ka pikërisht pjesa në “Rrugën e Xhamisë”, tek çerdhja publike e fëmijëve “Armela”, gjë që paraqet rrezik për fëmijët e këtij kopshti.
Sipas pamjeve që lexuesit i kanë dërguar në Llapi.info, kalimtarët rrezikohen akoma më shumë në shkallët e urave, teksa në bazë të pamjeve që i kanë dërguar shihet se s’ka pasur ndonjë intervenim për t’u pastruar.
Sot gjatë ditës pritet që të mbajë mot i ftohtë në vendin tonë. Sipas Prishtina Weather, në mëngjes do të ketë ngrica dhe vranësira si dhe në disa vende, mjegull. Mirëpo, nuk parashikohen reshje./Llapi.info