Në vendin ku sot po mbahej protesta në fshatin Vojtesh të Skenderajt, ishin të pranishme forcat e KFOR-it.

Përveç makinerisë së rëndë, autoblindave, KFOR-i ishte i pajisur edhe me buldozerë.

KFOR-i tha se është në koordinim me policinë e Kosovës për të siguruar lirinë e lëvizjes.

Qytetarë të Drenicës bllokuan rrugët që çojnë në fshatin Banjë të Skenderajt, për të pamundësuar vizitën e paralajmëruar të presidentit serb në këtë lokalitet të banuar nga komuniteti serb, raporton REL.

Ndonëse kishte tentuar të shkonte, Aleksandar Vuçiq nuk është lejuar nga Policia e Kosovës.

Më pas, presidenti serb ka thirrur në telefon banorët e këtij fshati ndërsa gjatë fjalimit të tij nga sheshi “Car Llazari”, Vuçiq ka premtuar se herën e ardhshme do të shkojë në fshatin Banjë.