Çmimet e volitshme dhe qetësia e ofruar në bregdetin shqiptar po bënë që pushuesit nga Podujeva edhe këtë vit të jenë vizitor besnik të bregdetit Shqiptar, shkruan Llapi.info.

Destinacion kryesor për familjar sipas agjensioneve turistike  përsëri po  mbetet Durrësi dhe Velipoja.

Ani pse Shqipëria posedon plazhe të bukura dhe çmime e lira, kjo nuk po i kënaq të rinjtë llapjan, pasi që ata po kërkojnë më shumë jetë të natës. Për këtë ata kanë zgjedhur Ulqinin.

Lulzim Sinani, menaxher në agjensionin “Flutura Reisen”, tregoi se deri tani qytetarët e Podujevës më shumë po e zgjedhin bregdetin shqiptar ku sipas tij më së shumti turistë deri tani ka pasur Durrësi dhe Velipoja.

“Deri tani turistë për pushime kanë shkuar më shumë në Durrës në këtë fillim ndoshta edhe për shkak çmimit, ndërsa pas Durrësit turistë ka pasur më shumë në Velipojë. Turistët në Velipojë që kanë shkuar kanë qenë të moshuar për dallim nga Ulqini ku ka më shumë të rinj që e kanë zgjedhur për pushim. Sezona turistike në përgjithësi është duke shkuar mirë por pritet që të ketë edhe fluks më të madh ditët në vazhdim duke e ditur se do të vijnë edhe mërgimtarët. Duke i parë cmimet e volitshme në Shqipëri, qytetarët e Podujevës më shumë po e zgjedhin bregdetin shqiptar.”, theksoi ai.

Për dallim nga ta, Inesë Syla, përfaqësuese e Agjensioni turistik “DITA” tregoi për Llapi.info se tursitë më të shumtë këtë vit po shkojnë në Velipojë. Sipas saj, në Velipojë tani nuk po ka edhe vende për turistë. Ndërsa për në Ulqin, Syla tha se ka një fluks më të vogël.

“Sa i përket sezonës këtë vit mund të them se ka filluar pak me vonesë për shkak edhe të Ramazanit. Fluks më të madh të turistëve janë duke shkuar në Velipojë sa që edhe shoferët që tregojnë që kthehen cdo ditë se më nuk ka vend dhe është e stërngarkuar Velipoja. Ka më shumë pak turistë që shkojnë në Ulqin ndoshta për shkak të çmimit por faktiskiht nuk është edhe ashtu. Durrësi këtë vit muj me thënë pak më i ulët ne krahasim me vitin e kaluar por në përgjithës sezona është duke shkuar shumë qetë nuk është fluksi i madh i njerëzve sikurse vitin e kaluar që ka pasur një fluks shumë të shpejtë. Sivjet është një tempo më e ngadalshme.”, tha ajo.

Edhe nga agjensioni “Besiana” thanë se Durrësi dominon këtë vit. Sipas Sabri Dilit, pronar i këtij agjensioni në rend të parë nga llapjanët është Durrësi, ndërsa pastaj vjen Velipoja, Shëngjini dhe pastaj Ulqini.

‘Pika turistike që vizitohen më shumë, pika 1 është Durrësi. Sikurse cdoherë e mban numrin 1 sa i përket vizitorëve që shkojnë në pushime. Pastaj vjen Velipoja dhe Shëngjini pjesërisht Ulqini dhe pjesa tjetër Vlora Saranda, Dhërmiu, Ksamili etj. Sivjet numri është më i vogël nuk është një fluks sikurse vitet e kaluara. Vitin e kaluar pas ramazanit ka pasur një fluks të madh para dy viteve. Tash ëshët sezonal uke shkuar më gradualisht sepse kanë kohë më shumë mbi dy muaj për ti kryer pushimet.”, tha ai.

 

Sa i përket cmimeve e rrugëtimit, ato nuk kanë ndryshuar nga vitet e kaluara.

Bileta kthyese për në Durrës, Velipojë, Shëngjin janë 10 euro.

Bileta kthyese për në Sarandë, Dhërmi, Ksamil janë 25 euro ndërsa Vlorë 20 euro.

Ndërsa, bileta kthyese për në Ulqinë shtë 15 euro kthyese.

Edhe këtë vit vizitor më të paktë ka në plazhin e Ulqinit, Sarandës e Ksamilit.