Shteti i Turqisë ka arrestuar një kosovar për bashkëpunim me Izraelin.

Bëhet fjalë për Liridon Rexhepin, i cili, sipas turqve, ishte pjesë e rrjetit financiar të Mossad-it, në Turqi.

Ai u arrestua nga Departamenti i antiterrorit i policisë së Stambollit.

Lajmin për arrestimin e tij e dhanë shumë media të njohura botërore.

Kujtojmë se që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas në Gaza, Erdogani ka kritikuar fuqishëm veprimet ushtarake të Izraelit.