Turqia është goditur nga një tërmet tjetër me magnitudë prej 5.5 shkallë të Rihterit.
Kështu ka bërë të ditur faqja EMSC, e cila bëri të ditur se lëkundjet u ndjenë 54 kilometra në verilindje të provincës Kahramanmars, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se provinca Kahramanmars është provinca e goditur nga tërmeti, lëkundjen e të cilit u ndjenë edhe në Siri, tërmet ky që la të vdekur mbi 46 mijë njerëz.