Këtë të mërkurë, një tërmet i fortë me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter, ka goditur Turqinë.

Lajmin e tërmetit e ka raportuar EMSC.

Tërmeti u regjistrua në orën 08:55 me orën locale, në një thellësi prej tetë kilometrash.

Tërmeti është regjistruar 30 kilometra nga Besni, 55 kilometra nga Kahramanmaras.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.