Shkruan Luljeta Mulliqi:
Fatkeqësisht ky është realiteti në vendin tonë
Ky vend është vend i burrave, vetëm ata kanë luftu, ata kanë protestu, ata kanë punu për Lirinë dhe Pavarsinë e vendit. Akush në këtë vend nuk mori mundin as ti respektoj, as ti përkrah, as të vleresoj kontributin dhe sakrificën gruas, luftetareve të lirisë , viktimave të luftës e atyre që kontribuan në të gjitha etapat.
Edhe kur shkilen të drejtat e grave ne duhet vet të luftojmë për ti siguruar ato. Edhe kur na vrasin ne duhet të protestojmë që drejtësia të vihet në vend. Ne nuk jemi qenje njerzore për ju, NE JEMI GRA. E pasi të vdesin po qenkan Heroinat e Kosovës -mos ju qofshim falë as atëher.