Është publikuar dosja e Prokurorisë për dhunimin e 11-vjeçares, e cila tash ka mbushur 14 vjet.

Betimi për Drejtësi ka publikuar dosjen e Prokurorisë, ku tregohet se e mitura është dhunuar 4 herë brenda natës.

Ngjarja ka ndodhur në një hotel, ku e mitura, sipas Prokurorisë, kishte shkuar pasi nuk kishte asnjë vend-strehim tjetër.

Raportimi i Betimi për Drejtësi

Sipas kërkesë së Prokurorisë Themelore në Prishtinë të siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, thuhet se V.A., më 1 shkurt 2025 në një motel në fshatin Shkabaj, Komuna e Obiliqit, me qëllim që të shfyrëzojë seksualisht të miturën (tani 14-vjeçe)- viktimë e ndjeshme, derisa ka qenë duke punuar si pastrues në motel dhe duke qenë në dijeni se është e vetme në një dhomë dhe nuk kishte mundësi të gjente strehim tjetër pasi që ishin orët e vona të natës, fillimisht i dërgon pije në dhomë viktimës dhe pastaj i organizon takim me dy persona tjerë ende të paidentifikuar përmes marrjes së përfitimeve, të cilët pasi paraqiten në motel kryejnë marëdhënie seksuale me të miturën.

Me këtë, V.A., dyshohet se ka kryer veprën penale “Trafikimi me njerëz” nga neni 165, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Më tej, thuhet se i pandehuri i dytë P.Sh., më 1 shkurt 2025 në motelin e njëjtë ka kryer marëdhënie seksuale me të miturën, në atë mënyrë që derisa e dëmtuara ka qenë e strehuar në këtë motel, i dyshuari në cilësi të recepsionistit me të kuptuar se viktima është e vetme, shfytëzon gjendjen e saj duke e ditur se e njëjta nuk mund të sigurojë strehim në ndonjë vend tjetër meqenëse ishte vonë hyn në dhomën ku ndodhej viktima dhe kryen aktin seksual, me këtë rast të dëmtuarës i është degraduar integriteti seksual.

Prandaj me këtë, P.Sh dyshohet të ketë kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227, paragrafi 8 lidhur me paragrafin 7 e lidhur me paragrafin 4 nënparagrafi 4.7 të Kodit Penal.

Kurse, i pandehuri i tretë L.A., thuhet se me datë të njëjtë dhe në të njëjtin motel, ka kryer marëdhënie sekusuale me të miturën, në atë mënyrë që derisa e dëmtuara ka qenë e strehuar në këtë motel, i dyshuari në cilësi të pastuesit të motelit, me të kuptuar se viktima është e vetme në motel, shfytëzon gjendjen e saj, duke e ditur se ajo nuk mund të sigurojë strehim në ndonjë vend tjeter meqenëse ishte vonë, hyn në dhomën ku ndodhej viktima dhe kryen aktin seksual, me këtë rast të dëmtuarës i është degraduar integriteti seksual.

Me këtë, L.A., dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227, paragrafi 8 lidhur me paragrafin 7 e lidhur me paragrafin 4, nëparagrafi 4.7 të Kodit Penal.

Dhe i pandehuri i katërt G.H., thuhet se më 1 shkurt 2025 në motelin e njëjtë, ka kryer marëdhënie sekusuale me të miturën, në atë mënyrë që derisa e dëmtuara ka qenë e strehuar në këtë motel, i dyshuari në cilësi të pastuesit me të kuptuar se viktima është e vetme në motel, shfytëzon gjendjen e saj, duke e ditur se ajo nuk mund të sigurojë strehim në ndonjë vend tjetër meqenëse ishte vonë, hynë në dhomën ku ndodhej viktima dhe kryen aktin seksual me të, me këtë rast të dëmtuarës i është degraduar integriteti seksual.

Me këtë, G.H., dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunim” nga neni 227, paragrafi 8 lidhur me paragrafin 7 e lidhur me paragrafin 4, nëparagrafi 4.7 të Kodit Penal.