Zyra e Gjendjet Civile në fshatin Herticë të Podujevës është lënë në harresë, ani pse në të janë investuar dhjetëra mijëra euro, njofton Llapi.info.

Gjendjen e kësaj zyreje e ka bërë të ditur shefi i grupit të këshilltarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Fitim Haziri.

Sipas tij, ky objekt s’është funksionalizuar asnjëherë, edhe pse siç thotë Haziri, Komuna investoi dhjetëra mijëra euro në ndërtimin e tij.

“Podujeva ka gjithsej 17 Zyra të Gjendjes Civile, njëra nga këto është edhe ajo në fshatin Herticë, ku në ëeb faqen zyrtare të Komunës së Podujevës figuron edhe zyrtarja përgjegjëse për atë zyrë (Zyra e Gjendjes Civile Herticë, zyrtarja: Shehërzade Ferati: 038 200 41-098) ku gravitojnë këto fshatra: Herticë, Surdull.

Zyrë e cila është ndërtuar me vite të tëra, por asnjëherë e funksionalizuar ku janë investuar dhjetëra mijëra euro pa asnjë strategji paraprake dhe e cila është shkatërruar dhe është lënë në një gjendje të mjerë.

Kush duhet të jap përgjegjësi për këtë menaxhim të keq të parasë publike?”, ka shkruar ai në Facebook./Llapi.info

Image may contain: plant, table, outdoor and indoor
Image may contain: sky, cloud, house, grass, plant, tree, outdoor and nature
No photo description available.
Image may contain: indoor and outdoor
Image may contain: sky, cloud, tree, house, grass, outdoor and nature